This web page contains news from Albania and whole World, it is updated every day with latest news. This service is free of charge, no money required.we wish you enjoy navigated in this site and read always good news!

Titujt E Gazetave

2010-02-03 00:00:00, "Amendamenti i SHISH, antikushtetues" »»
2010-02-03 00:00:00, PS: Oferta jone, Berisha te pergjigjet »»
2010-02-03 00:00:00, KESH ndalon shkarkimet, harta e permbytjeve e njejte »»
2010-02-03 00:00:00, Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere »»
2010-01-02 00:00:00, Shumica e KS te OKB, mbeshtet zhvillimet ne Kosove »»
2010-01-02 00:00:00, Nuk po integrohet veriu ne Kosove por Serbia ne BE »»
2010-01-02 00:00:00, Nis dialogu per vizat me Kosoven »»
2010-01-02 00:00:00, Hyseni, replika me Tadic ne OKB »»
2010-02-03 00:00:00, Topalli, leter Rames per hetimin »»
2010-02-03 00:00:00, Ruci, sot zgjidhet kryetar i Grupit te PS »»

Sondazh

Si ju duket marreveshja Berisha-Meta?
 
Lesi fton tė majtėt pėr bashkėpunim nė Strategjinė e Turizmit
Vleresimet e Perdoruesve: / 1
Strategjia Kombëtare për zhvillimin e Turizmit, e hartuar fillimisht në vitin 1993 dhe e ripunuar në 2005-ën do të shqyrtohet sërish nga Ministria e Turizmit, për ta përditsëuar me akte të reja synimin e qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm turistik të Mesdheut. Kjo nismë është bërë e ditur nga zëvendës ministri i Turizmit Nikollë Lesi, i cili kërkoi mbështetjen me ide të reja të specialistëve të kësaj fushe brenda Partisë Socialistëve. Zëvendës ministri Lesi paraprakisht ka nisur një kërkesë zyrtare në Partinë Socialiste me synimin për të bashkëpunuar me ekspertët e majtë në tryezat e punës mbi strategjinë e turizmit.
 
Nis procesi gjyqėsor ndaj Aldo Bares
Vleresimet e Perdoruesve: / 1
 Është hapur pas 11 vjetësh nga krijimi i organizatës kriminale procesi gjyqësor kundrejt Aldo Bares ish-kapo i Bandës së Lushnjes. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, trupi gjykues i kryesuar nga Fatmira Hajdari ka nisur shqyrtimin e veçuar kundrejt të pandehurit Bare, i cili akuzohet për një sërë veprash penale. Kërkesat e mbrojtjes për zëvendësimin e Fatmira Hajdarit janë hedhur poshtë nga vetë kryetari i Gjykatës ndërkohë që pretendimi për pezullimin e masës së sigurisë me burg nuk është marrë parasysh nga gjykata, pasi afatet ligjore për mbajtjen në burg të të pandehurit ende nuk kanë skaduar. Aldo Bare akuzohet për mbi 20 vrasje, krijimi i organizatës kriminale, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, si dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga Organizata kriminale.
 
 
Shkatėrrohen lojrat e fatit jashtė standarteve
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Tolerancë zero ndaj kazinove dhe lojrave të fatit të cilat nuk plotësojnë rregullat. Nis aksioni për sekuestrimin e kazinove pa leje në të gjithë vendin. Vetëm brenda 20 ditëve janë sekuestruar rreth 250 makina të parregullta, shprehet Shefi i sekuestimit të lojrave të fatit Viron Bezhani. Gjatë aksionit do realizohen kontrolle të shumta duke sekuestruar çdo kazino të paligjshme dhe të pacertifikuar, vazhdoi ai.
Edhe pse shpesh kemi hasur në vështirësi, shprehet Bezhani ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin duke sekuestruar çdo gjë të paligjshme. Madje nëse do të hasim në shkelje të rënda do të shkohet deri në procedime penale.
 
Ēmimi energjisė, ERE miraton rritjen me vetėm 13 pėrqind
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar mesditën e së martsë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në nivelin 13 përqind. 3 muaj më parë pronarët e OSSH, çekët e CEZ, i kërkuan ERE-s tarifa 23,1 për qind më të larta për energjinë elektrike, por Enti Rregullator pas një analize të detajuar të këtij propozimi, ka vendoosur të pranojë një rritje më të moderuar të çmimit, pasi është e mendimit se niveli i humbjeve në rrejt është 4 përqind më i ulët nga sa pretendon OSSH-ja. ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar fashën e konsumit prej 300 kilovatorësh në muaj. Me tarifat e reja konsumatoret që konsumojnë më pak se ky prag, do të paguajnë 7,7 lekë për kilovat/orë nga 7 që është aktualisht, ndërsa për çdo kilovat/orë mbi nivelin 300 kilovat/orë çmimi shkon në 13,5 lekë. ERE ka miratuar edhe rritjen e çmimit të kërkuar nga Korporata Elektroenergjetike, nga 1,6 lekë aktualisht në 2,03 lekë për kilovat orë, si edhe çmimin e shumicës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit nga 0,5 në 0,6 lekë për kilovat/orë. Enti rregullator ka vendosur uljen e tarifave të energjisë për furrat e bukës nga 8 në 7,6 lekë për kilovat/ore.
 
UEFA pezullon arbitrin bullgar
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
UEFA ka pezulluar arbitrin bullgar, Anton Genov, i cili akuzohet se ka përcaktuar rezultatin e miqësores së 14 nëntorit Maqedoni – Kanada. Sfida kapërfunduar me fitoren e maqedonasve 3 – 0 ndërsa Genov ka dhënë katër 11-metërsha. Dyshohet që pas kësaj të jetë një organizatë bastesh që ka një xhiro 10 milionë euro. 43 vjeçari Anton Genov është arbitër ndërkombëtar prej vitit 1999. Hetimet për trukime ndeshjesh janë kthyer të shpeshta këto kohët e fundit nga UEFA që ka deklaruar se do të luftojë këtë fenomen.
 
Tiranė - Lėkundje tė forta tėrmeti
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Tirana është goditur nga lëkundje të forta tërmeti në orën 4:17 duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, por ato nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëmtime materiale. Lajmi konfirmohet nga Instituti Sizmiologjik në Tiranë, sipas të cilit tërmeti e ka patur epiqendrën e tij në një distancë afërsisht 13 kilometra në lindje të kryeqytetit dhe ka qenë me një magnitudë prej 4.0 ballë të shkallës Rihter në një thellësi prej 2 kilometrash. Bëhet me dijeni se lëkundjet e forta të tij janë ndjerë edhe në qytetet e Krujës, Burrelit, Dibrës, Elbasanit dhe Durrësit, ndërkohë që lëkundje më të lehta janë ndjerë edhe dje në këto zona gjatë ditës.
 
Tiranė - Ambasadorėt e BE, rritja e korrupsionit lajm i keq
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Një grup ambasadorësh të BE kanë vlerësuar si lajm të keq, faktin se Shqipëria ka lënë dhjetë vende prapa sa i përket luftës ndaj korrupsionit krahasuar me një vit më parë. Ambasadorët e Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe i Ngarkuari me Punë i Suedisë thonë se janë njohur me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2009 të publikuar nga Transparency International ditën e sotme. Ky sondazh është konsideruar si indeksi më i besueshëm për matjen e korrupsionit në nivel ndërkombëtar. Duke komentuar këtë raport, ambasadorët e mësipërm thanë se deklarojnë unanimisht: “Rënia në rang ndërkombëtar e Shqipërisë është lajm i keq. Ne shpresojmë se kjo renditje do të inkurajojë fuqishëm Shqipërinë për të implementuar në mënyrë urgjente masa për ndryshimin e kësaj tendence dhe për të treguar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”
Lexo me shume...
 
<< Fillimi < Meparshem 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Rezultatet 1 - 12 te 145

Who's Online

Show Bizz

Ndryshime pėr iTunes

Ndryshime në horizont për iTunes Store. 

 

Lexo me shume...
 
Duam Susan Boyle!

Reperi 50 Cent dhe këngëtari Seal kanë mbështetur fuqishëm Susan Boyle. 

 

Lexo me shume...
 
Stresi tė lė pa flokė

Stresi i jetës moderne ka bërë që një në tre gra mbi të 25-at të vuajnë nga rënia e flokëve. 

 

Lexo me shume...