This web page contains news from Albania and whole World, it is updated every day with latest news. This service is free of charge, no money required.we wish you enjoy navigated in this site and read always good news!

Titujt E Gazetave

2010-02-03 00:00:00, "Amendamenti i SHISH, antikushtetues" »»
2010-02-03 00:00:00, PS: Oferta jone, Berisha te pergjigjet »»
2010-02-03 00:00:00, Sherr ne diskoteke, plagoset me thike shqiptari »»
2010-02-03 00:00:00, "Ujku": Nuk kam qelluar ndaj policise »»
2010-02-03 00:00:00, Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja »»
2010-01-02 00:00:00, Shumica e KS te OKB, mbeshtet zhvillimet ne Kosove »»
2010-01-02 00:00:00, Hyseni, replika me Tadic ne OKB »»
2010-01-02 00:00:00, Sa kontrollohen investimet e Serbise ne Kosove? »»
2010-01-02 00:00:00, Nuk po integrohet veriu ne Kosove por Serbia ne BE »»
2010-02-03 00:00:00, "Mungesa e marreveshjes, nuk eshte per fajin tim" »»
Politike
Lesi fton tė majtėt pėr bashkėpunim nė Strategjinė e Turizmit PDF Print E-mail
Vleresimet e Perdoruesve: / 1
Strategjia Kombëtare për zhvillimin e Turizmit, e hartuar fillimisht në vitin 1993 dhe e ripunuar në 2005-ën do të shqyrtohet sërish nga Ministria e Turizmit, për ta përditsëuar me akte të reja synimin e qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm turistik të Mesdheut. Kjo nismë është bërë e ditur nga zëvendës ministri i Turizmit Nikollë Lesi, i cili kërkoi mbështetjen me ide të reja të specialistëve të kësaj fushe brenda Partisë Socialistëve. Zëvendës ministri Lesi paraprakisht ka nisur një kërkesë zyrtare në Partinë Socialiste me synimin për të bashkëpunuar me ekspertët e majtë në tryezat e punës mbi strategjinë e turizmit.
 
Tiranė - Kryeparlamentarja Topalli takohet me Ambasadorin e Kubės Suarez Alvarez PDF Print E-mail
Vleresimet e Perdoruesve: / 1
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti dje në takim ambasadorin e Kubës që mbulon marrëdhëniet me Shqipërinë, zotin Gerardo Suarez Alvares. Duke e konsideruar takimin me Kryetaren e Kuvendit si shumë të veçantë për nga rëndësia, ambasadori kubanez theksoi se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe është ndër prioritetet e punës së tij. Ambasadori Suarez vlerësoi progresin impresionues të Shqipërisë, duke shtuar se Kuba është e interesaur për të dinamizuar marrëdhëniet ekonomike por edhe ato në fushën e kulturës përmes shkëmbit të turistëve apo përfaqësuesve të biznesit. Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Suarez biseduan mbi idenë e ngritjes së grupeve parlamentare të miqësisë në parlamentet reciproke, gjë që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria do të vlerësonte njohjen nga Kuba të pavarësisë së Kosovës, e njohur tashmë nga 62 vende, 90 përqind vende të BE-së. Ajo theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës është thelbësore sepse ka të bëjë me paqen në rajonin tonë. Ambasadori Suarez shprehu kënaqësinë për një vizitë zyrtare të Kryetares së Kuvendit dhe delegacionit parlamentar në Kubë.
 
Tiranė - Xhacka, tė bėhet publike harta e marrėveshjes sė kufijve detar PDF Print E-mail
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka dhënë dje një deklaratë në ambientet jashtë Ministrisë së Jashtme për të reaguar pas deklaratës së kreut të këtij dikasteri, Ilir Meta në lidhje me hartat e marrëveshjes me Greqinë. “Unë jam sot në derën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar nga njeriu që e bleu karrigen e Ministrit të Jashtëm duke shitur 83 mijë vetë tek Familja në Pushtet, që të mos flasë për interesin kombëtar të shqiptarëve si një kopjac i rëndomtë i Sali Berishës po të nxjerrë publikisht hartat e marrëveshjes shumë shqetësuese për kufijtë detarë” tha Xhaçka. “Injorantët dhe bashibozukët e oborrit të Familjes në Pushtet, të cilat kanë përgatitur për arsye ende shumë të errëta një marrëveshje aspak normale me vendin fqinj, nuk mundet as të ndalojnë popullin shqiptar të njihet me këtë marrëveshje, as të ndalojnë Partinë Socialiste të kërkojë llogari deri në fund për interesat kombëtare dhe as të dëmtojë urën e miqësisë që na lidh me Greqinë e me popullin grek” përfundoi deputetja e PS-së.
 
Shqipėri - Lohan sqaron cėshtjet kryesore tė raportit tė KE PDF Print E-mail
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan pasi i dorëzoi progres raportin, kryeministrit Berisha, doli dje në një konferencë për shtyp ku analizoi dy çështjet kryesore të këtij raporti atë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe liberalizimit të vizave. “Fill pas dorëzimit të progres-raportit, kur ja dhashë sot raportin Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit, folëm për ato fusha apo sektorë që trajtohen në raport, me fjalë të tjera stabilizim i marrëveshjes stabilizim-asocimit, kriteret politike për anëtarësime në BE kriteret ekonomike si dhe kriteret e tjera që quhen standardet evropiane. Unë nuk mund t’ju them në mënyrë të hollësishme se çfarë thuhen në këtë raport për secilën sektor.
Lexo me shume...
 
Tiranė - KQZ miraton pėrdorimin e kamerave nė zgjedhjet e pjesshme PDF Print E-mail
Vleresimet e Perdoruesve: / 0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën në mesditë vendimin "për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit". "Do të jenë dhjetë kamera dhe dhjetë monitorë, që do të përdoren për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave" theksuan ekspertë të zyrës juridike të KQZ-së. Gjithashtu, komisioni zgjedhor miratoi dhe modelin e vulës së KZAZ-së, modelin e vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe modelin e vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit. Zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit do të mbahen në pesë njësi vendore të vendit, pas mbetjes vakante të postit të kryetarit të këtyre njësive, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.
 
<< Fillimi < Meparshem 1 2 3 4 5 Tjetri > Fund >>

Rezultatet 1 - 9 te 40